Maska që i bën flokët tuaj të duken mrekullueshëm

14:47 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Secila grua ëndërron për flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme.

Receta e mëposhtme ka vetëm një përbërs që me shumë gjasë e keni në shtëpi – qepa e kuqe.

Qepët e kuqe janë të pasura me sulfur, që nxisin prodhimin e kolagjenit që është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve,t ransmeton Klan Kosova.

Rezultatet e para shihen pas një muaji të përdorimit të rregullt të këtij tretmani.

Receta

Grini 2-4 qepë dhe nxjerrini lëngun prej tyre.

Aplikojeni këtë lëng në kokë duke e masazhuar lehtësisht.

Lëreni të qëndrojë për 15 minuta, e nëse keni kohë, lëreni të qëndrojë për gjysmë ore.

Më pas, lani flokët tuaja normalisht.

Bëjeni këtë tretman rregullisht dy herë në muaj./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme