Kryeministri kërkon zero taksa për bizneset, ka një porosi për krijuesit e energjisë alternative

11:53 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka thënë se dikush nga të pranishmit në këtë takim duhet të kërkoj zero taksa për bizneset, dhe se sipas tij këtë rol duhet ta luaj dikush duke përemdnur Ministrinë e Financave, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, bizneset duhet të çlirohen prej ngarkesave, gjë kjo e cila do të ndihmonte që të krijoheshin avantazhe të ndryshme.

“Diskutimet duhet të bëhen kështu, dikush prej nesh duhet të kërkon zero taksa, pra duhet të kërkon grante, subvencione përkrahje, dikush po ashtu duhet ta ketë guximin me i besu kësaj, por dikush prej neve kuptohet duhet të merret me rolin e të keqi e që është Minstria e Financave pra kjo duhet të jetë gjithmonë nën presionin tonë që të lehtësohet dhe të çlirohen bizneset prej ngarkesave të cilat bëhen jo të barabarta me bizneset në rajon”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Haradinaj, në këtë takim ka folur edhe për marrëveshjen me kompanië “Countor Global”, duke thënë se tahsmë Kosova ka hyrë në marrëveshje me të huaj dhe se kjo ka ndryshuar gjithçka.

“Kosova tashmë ka hyrë në marrëveshje me të huaj dhe në hartën me interes për investime dhe mendoj që ka ndryshu gjithçka. Mos të mërzitën këta të energjisë alternative për këtë investim sepse ky investim vetëm sa i favorizon ata sepse lind nevoja e balancit për energji alternative dhe nxitet kjo”, ka thënë ai.

Sipas tij, bizneset e Kosovës nuk duhet të jenë vetëm të barabarta me bizneset në rajon, por duhet të jenë edhe para tyre.

“Nëse kjo nuk ndodhë dhe dikush nuk thotë që unë bëjë biznes me kushte më të mira se dikush në rajon ne gjithmonë do të mbesim të mramt”, ka shtuar kryeministri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme