Google ADS

A do të largohet Donnarumma nga Milani?

08:25 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

CEO i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani vetëm nëse i thotë klubit se dëshiron të shitet.

Donnarumma e zgjodhi rrjetin social Instagram të enjten për t’i mohuar lajmet se dëshiron ta anulojë kontratën me Milanin të cilën i ripërtëriu gjatë verës, transmeton Express.

Fassone e ka bërë të qartë se portieri italian asnjëherë nuk do të largohet nga “San Siro” kundër vullnetit të tij.

“Nuk kemi për qëllim ta shesim një lojtari, i cili është aset njerëzor, teknik dhe ekonomik për këtë klub. Por, nëse na thotë se dëshiron të shitet, atëherë do të jemi të hapur për oferta”, ka thënë Fassone. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme