Google ADS

Princesha që është në kërkim të partnerit: Dua të dashur për Krishtlindje!

00:44 | 16 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Është princeshë, por ka mbetur pa princ dhe kësaj periudhe pa të dashur dëshiron t’i jep fund.

Princesha norvegjeze, Martha Louise ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dëshirën më të madhe për Krishtlindje.

Vajza më e madhe e mbretit norvegjez Harald V-të dhe mbretëreshës Sonja Haraldsen, ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon rregullisht imazhe prej jetës private.

Këtë herë, ajo vendosi të zbuloi dëshirën që i kishte kërkuar “Babagjyshit” të vitit të Ri, ku pak a shumë i referohet një partneri të ri.

Pra, princesha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me statusin emocional.

Marta ishte e martuar për 14 vjet me shkrimtarin Ari Ben. Ata u shkurorëzuan vitin e kaluar dhe nga marrëdhënia e tyre e gjatë kanë tre fëmijë.

Aktualisht ajo është single dhe statusi i saj i ka argëtuar të gjithë. Martha është e katërta në vijën e trashëgimisë në fronin norvegjez, pas vëllai Haakon dhe dy fëmijëve të tij./telegraf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme