Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka vlerësuar Mohamed Salahn si “një lojtar të mrekullueshëm” pas sugjerimeve që kampioni i Spanjës dhe Evropës është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit.
Salah ka shënuar 19 gola dhe ka krijuar gjashtë asistime brenda 25 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet për skuadrën angleze këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari, i cili i siguroi kualifikimin Egjiptit për herë të parë në Kampionatin Botëror në fillim të këtij edicioni që nga viti 1990, është kërkuar së fundmi nga Real Madridi. Përveç kësaj, trajneri i Egjiptit, Hector Cuper ka pretenduar se ‘Los Blancos’ janë të interesuar për të nënshkruar me Salahn.
Zidane refuzoi të konfirmoj ose mohoj se skuadra e tij është duke kërkuar sulmuesin, por francezi lavdëroi lojtarin që nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Liverpoolin pas transferimit të tij gjatë vers nga AS Roma.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Së pari te Roma dhe tani edhe në Liverpool. Ai është një futbollist i rëndësishëm dhe është duke u zhvilluar edhe më shumë e më shumë, ai është i ri dhe e vlerësoj shumë atë”, u ka thënë Zidane gazetarëve.
Real Madridi synon të fitoj të shtunën finalen e Kupës së Botës për Klube në përballjen ndaj skuadrës braziliane Gremio./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...