Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i tha të premten Këshillit të Sigurimit se me Korenë e Veriut duhet angazhim diplomatik, në mënyrë që të shmanget ai “nivel i rrezikut” që mund të çojë në pasoja katastrofike.
Duke iu adresuar takimit që e ndoqi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, Guterres tha se duhet të shqyrtohen perspektivat për rinisjen e bisedimeve midis Koresë së Veriut dhe fuqive botërore.
“Angazhimi diplomatik është rruga e vetme për paqen e qëndrueshme. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të arritur këtë qëllim dhe për të shmangur nivelin e rrezikut që do të ishte i paparashikueshëm në trajektoren e tij dhe katastrofik në pasoja”, tha Guterres.
Guterres tha se Kombet e Bashkuara mund të luajnë rol në promovimin e kontakteve dhe ndërtimin e besimit.
Gjatë vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar tre rrethe sanksionesh në përpjekje për të zmbrapsur Phenjanin nga programet ushtarake.
Phenjani ka kryer provën e gjashtë bërthamore në shtator dhe disa teste raketore gjatë vitit 2017./rel/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...