Maradona: Është koha që Real Madridi ta shes Gareth Balen

22:45 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Diego Maradona i ka thënë Real Madridit se ata duhet të heqin dorë nga Gareth Bale dhe ta zëvendësojnë atë me Kylian Mbappen.

Maradona, i cili shkëlqeu te Argjentina kur ata fituan Kampionatin Botëror 1986 në Meksikë, beson që Real Madridi duhet ta shkarkojë sulmuesin Gareth Bale, transmeton portali arbresh.info.

Ylli uellsian i kushtoi Madridit 100 milionë euro, tarifë rekorde në vitin 2013, por ai mungoi në shumicën e sezoneve për shkak të lëndimeve.

“Bale? Ata duhet të shesin Balen ose ta lejojnë atë të largohet, megjithëse Florentino Perez (presidenti i Real Madridit) nuk do ta lejojë këtë… por mendoj se ata duhet të nënshkruajnë me Kylian Mbappen”, ka thënë Maradona në një intervistë për gazetën spanjolle ‘AS’.

Bale është i gatshëm për skuadrën e Zinedine Zidanes para finales të së shtunës në Kupë të Botës për Klube ndaj skuadrës braziliane Gremio./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme