Google ADS

Wenger: Disfata ndaj Man Utd ende në mendjet tona

22:12 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se skuadra e tij nuk është rikuperuar ende nga disfata në fillim të këtij muaji kundër Manchester United.

“Topçinjtë” dominuan me posedim dhe krijuar shanse më të mira gjatë ndeshjes në Premierë Ligë më 2 dhjetor kundër United, por portieri i skuadrës mysafire, David de Gea, shfaqi klasin në disfatën 3 me 1 të Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.

Qysh pas kësaj, skuadra londineze ka barazuar me Southamptonin dhe West Ham United, gjë që sipas Wengerit ka ndodhur për shkak të disfatës ndaj United pasi “vazhdon të jetë ende pjesë e skuadrës së tij”.

“Është ende në mendjet tona. Ju duhet ta largoni atë nga sistemi jonë. Kur ju keni aq shanse sa kemi pasur ne dhe largoheni pa asgjë, është vështirë për ta përbirë dhe të merr kohë”, u ka thënë Wenger gazetarëve.

“Mendoj se mënyra më e mirë është të vazhdojmë ta lëmë atë pas nesh dhe të fokusohemi në kualitetin e lojës sonë”

Arsenali, i cili ka rënë në pozitën e shtatë te tabela e Premierë Ligës, synon t’i rikthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Newcastle United pasditen e së shtunës./arbresh.info/

Të ngjashme