Sipas raporteve në Spanjë, Neymar i ka thënë shokëve të tij se dëshiron të largohet nga PSG dhe ka udhëzuar babain e tij të filloj punën për të siguruar transferimin e tij gjatë verës në Real Madrid.
Transferimi i brazilianit në Paris është zhytur me shumë drama pas përplasjes me Edinson Cavanin se kush duhet t’i ekzekutojë penaltitë dhe pakënaqësive tjera me jetën te kryeqyteti francez, transmeton portali arbresh.info. Është thënë madje se ai ka pyetur ish bashkëlojtarët e tij te Barcelona nëse do ta pranonin atë që të rikthehet pas një vizite në Spanjë.
Por, ai në mënyrë të fshehtë është kthyer këtë javë në Brazil duke munguar në ndeshjen për kupë të PSG-së kundër Strasbourgut me pretendimin për të marrë pjesë në një festë ditëlindje të një shoku të babait të tij dhe një vizite te dentisti i tij i besuar.
Kjo ka ngjallur sërish thashethemet se ai është i pavendosur në PSG dhe tani shou televiziv në Spanjë ‘El Chiringuito’ sugjeron që koha e tij te parisienët mund të jetë afër përfundimit. Bazuar në raportet, Neymar dëshiron të transferohet në Real Madrid verën e ardhshme dhe tashmë iu ka treguar shokëve dhe babait të tij rreth qëllimeve.
Babai i Neymarit vepron si një agjent i tij dhe kishte ndikim në transferimin prej 222 milionë euro nga Barcelona te Paris Saint Germaini, megjithëse atë kohë refuzoi se ka miratuar transferimin e tij.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka komentuar thashethemet që e lidhin Neymarin me transferim te gjiganti spanjoll duke thënë se braziliani do të ishte i “mirëpritur” në Bernabeu./arbresh.info/
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/941479872932864001
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...