Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në tubimin e përmbylljes së fushatës zgjedhore në Istog, tha se i vjen mirë që të gjitha partitë janë bashkuar për të ndryshuar qeverisjen e keqe të LDK-së në këtë komunë. Ai ka kritikuar partinë e Isa Mustafës se i ka lënë pa asgjë fëmijët e Presidentit Rugova.
“Unë kam punuar me presidentin Rugova. Partia që ai e ka themeluar, LDK, është parti e madhe, shumica kemi qenë në LDK. Por shikoni si ia kanë pru punët fëmijëve të presidentit, a u kanë mirë me lanë djalin pa kurrgjë, pa send; për vete nuk janë pa kurrgjë”, u shpreh Haradinaj, i cili ishte bërë kryeministër në kohën e ish-presidentit Rugova.
Ai tha se pas zgjedhjeve të së dielës do të vijë më shpesh për vizitë në këtë komunë, së bashku me ministrat e tij.
“Sa herë të vijnë do të kenë nga një projekt për komunën e Istogut”, tha Haradinaj, para simpatizantëve të mbledhure në Shtëpinë e Kulturës.
Haradinaj ka thënë se ditëve të fundit ka qëndruar në Istog dhe ka kaluar më shumë kohë më qytetarët e kësaj komune ku edhe është njoftuar për së afërmi me problemet e hallet e tyre.
“Unë këto ditë jam bërë i Istogut, kam kaluar më shumë kohë, e kam njohur më shumë. Kam pasur nderin që të qëndroj në disa familje dhe jam munduar që ta kuptoj çfarë po ndodhë në Istog. Kam takuar dhe komunitetin rom; kanë dërguar fjalë edhe serbët e Istogut, kemi me e votu Gani Dreshajn”, ka thënë Haradinaj.
Ai pret që të dielën, istogasit t’ia japin komunën e tetë për ta qeverisur AAK-së. “Nuk është gjithçka vetëm fitorja, por na jepni mundësinë me punu”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?