Adoleshentja gjermane në intervistën e saj të parë që nga arrestimi në Mosul, ka theksuars e u tregua “idiote” që u bashkua me Shtetin Islamik.
Linda Wenzel, 17 vjeçe, pretendoi se ikja e saj ishte një “ide e gabuar”, por tregoi pendim në takimin e parë me familjen e saj që nga largimi drejt Sirisë, shkruan “Ëeltspiegel extra”, transmeton portali arbresh.info
Për një moment të shkurtë, Linda është takuar me nënën e saj, Katharina dhe motrën e saj Miriam, të cilat janë lejuar që të viziojnë “nusen xhihadiste” në Pallatin e Drejtësisë në Bagdad.
“Nuk e di se si më erdhi në kokë kjo ide idiote që të bashkohesha me Shtetin Islamik”, ka thënë ajo, përderisa mbante në përqafim nënën e saj.
Duke folur rreth arsyes së largimit, ajo ka theksuar se në atë periudhë familja e saj po kalontë një kohë të vështirë.
Pasi kishte vendosur të konvertohej në Islam, ajo u ndje e braktisur nga familja dhe shoqëria.
Ajo ka theksuar se gjatë asaj periudhë kishte rënë në dashuri me një person, i cili e bindi atë që t’i bashkohej Shtetit Islamik.
Drejt Turqisë ajo udhëtoi me dokumentat e nënës së saj dhe aty u martua me personin, të cilit nuk ia din as emrin e plotë.
Gjatë sulmit terrorist në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona, ajo e ka quajtur policinë gjermane “qen”, ndërsa ka thurrur laved për Anis Amrin.
Muajin tjetër, ajo do të përballet me gjyqin në Bagdad, ku akuzohet se ishte pjesë e një organizate terroriste.
Autoritetet irakianë nuk kanë pranuar që ajo të ekstradohet në Gjermani.
“E kam shkatërruar jetën time. Këtu mund të shërohem vetëm nga lëndimet fizike”, tha ajo, duke iu referuar plagëve të shkaktuara nga sulmet ajrore.
Tani, e tëra që ajo dëshiron është që të kthehet me familjen e saj në Gjermani./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...