Lekaj: Istogu do të ndjejë investimet, zhvillimin dhe ndryshimin

20:07 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka bërë një vizitë në qytetin e Istogut, ku të dielën do të ketë edhe zgjedhje. Në garë për kryetar të kësaj komune është bashkëpartiaku i Lekajt, Gani Dreshaj. Lekaj ka thënë se pas 17 dhjetorit Istogu do të ndjejë investimet, zhvillimin dhe ndryshimin.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me Ministren e Ambientit, Albena Reshitaj dhe me deputetin, Bekë Berisha në frymën e ndryshimit që do të konfirmohet prapë këtë të dielë nga qytetarët e Istogut duke i dhënë mbështetje njeriut të vet, Gani Dreshaj, vizituam fshatra e lagje, njerëz që kishin shumë nevoja e për të cilët nuk është kujdesur shteti (Komuna). Pas 17 dhjetorit Istogu do të ndjejë investimet, zhvillimin dhe ndryshimin. Komunikim i sinqertë me qytetarët e fshatit Uçë (ku do të ndërtohet diga e ujit), poashtu në fshatin Saradran, Veriç, Ozdrim, Lagjja Mavraj, Cerrollukë e Kaliçan por edhe në të gjitha vendet vende dhe jo vetëm, do të ndërhyhet me të gjitha kapacitetet institucionalë.

Ne, fjalën e dhënë do ta mbajmë!

Ndryshimit do t’i bashkohet edhe Istogu!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme