Google ADS

Protestuesi palestinez në karrige me rrota qëllohet për vdekje nga trupat izraelitë

19:02 | 15 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Trupat izraelite kanë vrarë një person me aftësi të kufizuara, është vrarë gjatë protestave pas vendimit të Presidentit Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Gjatë protestave kanë mbetur të vrarë edhe 2 palestinezë tjerë, ndërsa rreth 150 janë plagosur, shkruan “DM”, transmeton portali arbresh.info

Invalidi Ibrahim Abu Thurayeh, 29 vjeç, ishte dërguar në spitalin al-Shifa në qytetine  Gazës, pasi u qëllua, por më vonë u shpall i vdekur.

Abu Thurayeh, i cili kishte humbur të dyja këmbët, u qëllua përgjatë kufirit lindor të qytetit të Gazës në veri të enklavës palestineze, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Mediat lokale theksojnë se ai kishte humbur gjymtyrët gjatë luftës në Gaza me forcat izraelite në vitin 2014.

Vendimi i fundit i Presidentit Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, ka nxitur reagime të mëdha në mbarë botën, ndërsa mbi të gjitha ka nxitur një “luftë” mes Palestinës dhe Izraelit./arbresh.info/

Të ngjashme