Google ADS

Memorandumi i nëntorit mbi policat kufitare, BSK thotë se në shkurt do të jemi gati

14:47 | 15 Dhjetor 2017
M. A.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka ftuar në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkolli për t’u informuar mbi ecurinë e procesit teknik të blerjes online të policave kufitare.

Zv. Ministri Arian Daci ka përsëritë qëndrimin e zv. Kryeministrit njëherësh ministrit Dardan Gashi mbi çështjen e sigurimeve dhe vullnetin e qeverisë Haradinaj dhe se ky është hapi i parë i përkohshëm për një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

“Aspekti politik i këtij procesi është kryer në nëntor me memorandumin e nënshkruar ndërmjet institucioneve tona ndaj, kërkojmë të informohemi mbi atë se çfarë po bëhet në aspektin teknik në këtë drejtim” – ka thënë zv. Ministri Arian Daci.

Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv i BSK-së Blerim Pushkolli ka shpreh gatishmërinë e Institucionit që drejton për të bashkëpunuar me qeverinë.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi teknik i memorandumit është në fazën e punës ndërsa presim në janar ose shkurt do të përfundojnë çështjet teknike për të nisë me blerjen online të policave kufitare” – ka thënë drejtori i BSK-së Blerim Pushkolli.

Në nëntor të këtij viti, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi blerjen online të policave kufitare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme