Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit ka bërë me dije se është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
S. Th. 15 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj. Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J. B., 29 vjeç, banues në Durrës dhe M. P. 23 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja në rrethane të tjera cilësuese në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Syri.net
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation