Google ADS

Pacolli pret delegacionin e BE-së, diskutohen çështjet e sigurisë

13:54 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur një delegacion të Lartë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga zëvendës-sekretari i Përgjithshëm, për Politikën e Përbashkët të Sigurisë, Mbrojtjes dhe Përgjigje ndaj Krizave, Pedro Serrano.

Në kuadër të këtij takimi ministri i Jashtëm, Pacolli i ka njoftuar mysafirët nga BE-ja mbi gjendjen e përgjithshme aktuale të sigurisë në vend, veprimet dhe politikat e tanishme të ndërmarra nga ana e Institucioneve respektive, si dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga ana e tyre, zyrtarët e BE-së kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e Institucioneve vendore dhe kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit reciprok në lidhje me këto çështje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme