Një delegacion i BE’së ka qëndruar për dy ditë në Prishtinë. Qëllimi i këtij delegacioni, që u priten nga Kryeministri Ramush Haradinaj dhe vartësit e tij Behgjet Pacolli dhe Flamur Sefaj, ishte diskutimi i sigurisë dhe luftës kundër terrorizimit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Terrorizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në nivel rajonal, koordinimi ndërmjet vendeve relevante të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të tjerë kyç është thelbësor, i lehtësuar me Nismën e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Terrorizmit (WBCTi)”, thuhet në kumtesën e Zyrës së BE’së në Prishtinë.
Kjo është komunikata e plotë:
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vizitojnë Kosovën; diskutojnë sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm me zyrtarët më të lartë të Kosovës
PRISHTINË, 15 dhjetor 2017 – Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kosovës u takuan në Prishtinë me 14 dhe 15 dhjetor 2017 për të diskutuar sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Delegacionin e BE-së e kryesoi Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Pedro Serrano nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), bashkë me Koordinatorin e BE-së për Luftën Kundër Terrorizmit, Gilles de Kerchove, dhe Drejtorin Gjeneral, Olivier Onidi, nga DG HOME. Vizita është vazhdimësi e vizitave të nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor për këto çështje.
Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë sfida të përbashkëta të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të luftohen në mënyrë efektive vetëm me bashkëpunim të ngushtë. Takimet gjatë dy ditëve ishin produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve për fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta në ballafaqimin me këto kërcënime. Në këtë kontekst, të dyja palët e mirëpritën që nga 13 dhjetori 2017, Kosova është partner me prioritet të plotë i Europol-it më qëllim të që forcohet më tej bashkëpunimi strategjik me BE-në.
Zyrtarët e BE-së u takuan me zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Sfondi
Terrorizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në nivel rajonal, koordinimi ndërmjet vendeve relevante të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të tjerë kyç është thelbësor, i lehtësuar me Nismën e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Terrorizmit (ËBCTi). Nisma ka për qellim koordinimin e ndihmës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit regjional në fushën e luftimit të terrorizmit, duke minimizuar dyfishimin dhe maksimizimin e efikasitetit të kost-benefiteve.
Në Kosovë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në mbulon pjesët thelbësore relevante për luftimin e terrorizmit, përfshi krijimin e një historiku solid të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimeve të plotfuqishme, si dhe bashkëpunim të avancuar regjional dhe shkëmbim të informatave ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe shërbimeve të sigurimit. Më 13 dhjetor 2017, Kosova është plotësisht e përfshirë në listën e partnerëve prioritarë të Europol-it për bashkëpunim strategjik. Europol-i është Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Përforcim të Ligjit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...