Kriza mbi programet e armëve të Koresë së Veriut duhet të zgjidhet përmes bisedimeve, jo luftës, tha presidenti kinez Xi Jinping, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Antonio Guterres paralajmëroi për rrezikun e “përgjumjes” në konflikt, raporton Reuters.
Xi i bëri komentet e tij gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Rex Tillerson ofroi të martën të fillonte bisedimet e drejtpërdrejta me Korenë e Veriut pa parakushte, transmeton portali arbresh.info
Por Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund të mbahen negociata derisa Koreja e Veriut të përmirësojë sjelljen e saj.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se oferta e Tillerson për kontakte të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut ishte “një sinjal shumë i mirë” duke paralajmëruar se çdo goditje e SHBA-së në vend do të kishte pasoja katastrofike.
Putin dhe Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump diskutuan Korenë e Veriut gjatë një telefonate, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini thanë në deklarata të veçanta. Të dy udhëheqësit folën për “të punuar së bashku për të zgjidhur situatën shumë të rrezikshme”, tha Shtëpia e Bardhë./Arbresh.info/
A është e dëmshme vitamina D kur nuk ka mjaftueshëm vitaminë...
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...