Google ADS

Parashikimi i motit në Maqedoni

08:14 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Moti sot pritet që të jetë i ndryshueshëm, pra me vranësira dhe me periudha të përkohshme dielli, kurse në lugina do të ketë edhe mjegull, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, do të fryjë erë e lehtë që në pasdite dhe në mbrëmje do të forcohet në drejtim jugor. Në pjesët e skajshme perëndimore pritet që të ketë të reshura të dobëta shiu.

Temperatura do të lëvizë nga 9°C e deri më 15°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm kurse temperatura do të arrij deri 7°C./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme