Prestigjozja ‘The Economist’ në rubrikën “Europe’s new go-to city” i ka kushtuar një shkrim kryeqytetit shqiptar, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te puna e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetari e nis shkrimin me thirrjet ‘Lali Eri, Lali Eri’ të disa fëmijëve që shpejtojnë të takojnë kryebashkiakun teksa po inspekton punimet për rehabilitimin e ujërave të zeza në një zonë të kryeqytetit.
Nuk është e vështirë të kuptosh që në radhët e para, se shkrimi në fakt ka në fokus më shumë kryebashkiakun sesa vetë Tiranën. Jo më kot vizatohet rrugëtimi i kryebashkiakut që në moshë 10-vjeçare kur i vdiq babai dhe më pas iku drejt Greqisë me dajën e vet. Më tej përmenden studimet e tij në SHBA e Britani, si dhe themelimi i lëvizjes ‘Mjaft’.
“Armiqtë e tij e sulmojnë atë për mungesë transparence në lidhje me dhënien e kontratave dhe për përpjekjet për të mbështetur mediat jo miqësore, të dyja pretendime që ai i mohon”, shkruan ‘The Economist’.
Pjesa më interesante e shkrimit është në fund, ku sipas ‘The Economist’, për Erion Veliajn konsiderohet si sukses shkatërrimi i karrierës së Saimir Tahirit, pasi ai ishte ‘sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste’.
Gazeta i referohet këtu hetimeve për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. ‘The Economist’ e ka pyetur Veliajn nëse ai dëshiron të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen. Por kryebashkiaku është përgjigjur se ai po mendon vetëm për të fituar një mandat të dytë si kryetar bashkie në Tiranë.
“Tani ai nuk mund të jetë në një moment më të mirë. Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mos përfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar Ramën dhe qeverinë e tij. Një ish ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me kontrabandistët e drogës, një kërkesë që ai e mohon. Sukses për Veliajn, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste”, shkruan ‘The Economist’
Shkrimi i ‘The Economist’ me siguri që nuk vjen rastësisht në këtë moment, kur ‘vëllai-armik’ i Veliajt për të gëzuar trashëgiminë e Ramës në krye të PS-së, po përjeton momentin më të errët të karrierës së tij politike. Mbase ky shkrim nuk është pjesë e serisë së dhjetra shkrimeve të tjera të paguara në mediat e huaja për të promovuar punën e Veliajt, por sigurisht që ai është një operacion tjetër marketingu për kryebashkiakun dhe do të bëjë xhiron e radhës në mediat e tij klienteliste./lapsi.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?