Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka sqaruar në detaje në “Interaktiv” të KTV-së, se çfarë do të ndodhë me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Ai ka thënë se tashmë tetë marrëveshjet që kërkoheshin janë arritur me firmën amerikane “Contour Global”, dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje teknike që nuk mund ta dëmtojnë marrëveshjen.
Ka thënë se i gjithë investimi do të jetë i kësaj kompanie, ndërsa Qeveria e Kosovës po shikon mundësinë që të investojë një kredi prej 100 deri në 200 milionë euro, investim i cili do t’i kthehet prapa kur të nisë gjenerimi i mjeteve nga “Kosova A”.
Lluka ka thënë se në ndërtimin e këtij termocentrali do të punësohen 10 mijë persona. Ai do të ndërtohet për rreth 3 vjet e gjysmë deri në 4 vjet.
“Është një ndikim mjaft i madh pozitiv për ekonominë e vendit, vetëm ky projekt do të mund ta çojë në 5 për qind rritjen ekonomike”, ka thënë Lluka.
Ai ka treguar se të punësuar të rregullt në këtë termocentral do të jenë rreth 500 veta.
“‘Kosova A’ do të mbyllet tërësisht në momentin që do të nisë punën ‘Kosova e Re’ sepse është jashtëzakonisht i vjetër dhe i amortizuar tërësisht. Kosova B do të rehabilitohet, e ky rehabilitim përfshin ndryshimin e bojlerëve dhe filterëve”, ka thënë ai.
Lluka ka thënë se tradicionalisht gjatë muajve janar dhe shkurt, për shkak të motit, faturat e energjisë elektrike në Kosovë shtrenjtohen. Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe në këtë fillim të vitit 2018.
Lluka ka folur edhe për rastin e ultimatumit të kryeministrit Ramush Haradinaj për Shipitullën dhe Haden, duke thënë se ai ka të drejtë në këtë aspekt./Koha.net/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...