A duhet të ndaheni apo të fejoheni? Gjashtë shenjat që jua përcaktojnë të ardhmen si çift

23:11 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Problemet në lidhje rrallëherë janë 100 për qind bardh e zi, por nuk ka dyshime se të gjithë e arrijnë një fazë ku ose është e domosdoshme të fejohen ose të ndahen.

Nëse keni qenë duke folur për martesë, atëherë normalisht se do të vjen një kohë ku thjesht duhet ta bëni atë, transmeton telegrafi.

Por nëse angazhimi afatgjatë ju frikëson – dhe është diçka që nuk e keni primare – atëherë ndoshta është koha të ndaheni.

Sidoqoftë, nëse jeni në dyshime se çfarë duhet t’i bëni, atëherë këto shenja ndoshta do t’ju ndihmojnë:

SHENJAT QË TREGOJNË SE BËN TË MARTOHENI

Keni qenë së bashku dhe ndiheni të lumtur

Nëse keni qenë bashkë për vite të tëra dhe keni një lidhje të lumtur, atëherë martesa është hapi tjetër i logjikshëm. Prandaj, nëse ndiheni e lumtur në lidhjen afatgjatë që e keni, duhet ta konsideroni me seriozitet martesën.

Vazhdimisht flitni për të ardhmen

Nëse vazhdimisht flitni për planet e së ardhmes, atëherë është shenjë e qartë se nuk jeni duke i ndarë rrugët. Kjo është indikator i fortë se do të jeni bashkë edhe në të ardhmen, prandaj fejesa është hap i logjikshëm.

Partneri ju nxitë ta përmirësoni veten

Një lidhje e shëndetshme i përfshin dy njerëz të cilët e nxisin njëri-tjetrin të përmirësohen, qoftë nëse është fjala për të qenë më të shëndetshëm, ta ndjekin punën e ëndrrave apo më në fund t’ia fillojnë ta shkruajnë atë roman! Nëse jeni në lidhje të këtillë, konsiderojeni veten me fat dhe fejesa nuk është gjë e gabuar.

SHENJAT QË TREGOJNË SE DUHET TË NDAHENI

Nuk i keni të njëjtat synime

Pyetjet se a dëshironi të bëni fëmijë, të blini shtëpi apo banesë, janë të rëndësishme për t’i konsideruar kur zgjedhni të jetoni së bashku. Nëse nuk keni synime të njëjta për gjëra të tilla, kjo mund t’iu sjellë probleme prandaj është mirë t’i sqaroni gjërat tani!

Gjërat kanë filluar të ngadalësohen…

Nëse lidhja juaj ka ngecur dhe ndiheni të stagnuar, atëherë është koha të gjeni kohë për ta vlerësuar mirë lidhjen tuaj. A janë duke u shuar emocionet dhe pasione tuaja? A po e konsideroni një të ardhme të përbashkët? Mendoni mirë, sepse ndoshta është koha të ndaheni!

Partneri po ju pengon të zhvilloheni

Nëse e gjeni veten se partneri po ju pengon të zhvilloheni, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë! /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme