Gati 3 javë pas vdekjes së Salvatore Riinës, kreut të “Cosa Nostra”-s, policia italiane ka nisur mëngjesin e së enjtes një superoperacion, me mbi 130 efektivë në terren, për arrestimin e emrit më të përfolur si pasues i Riinës, Matteo Messina Denaro.
Operacioni është duke u zhvilluar në zonën e Castelvetranos, ku edhe dyshohet se mund të fshihet Denaro, i cili është në arrati që prej vitit 1993.
Deri më tani raportohet se janë nën hetim 30 persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Matteo Messina Denaron gjatë arratisë së tij.
Në banesat e tyre kanë mësyrë forcat e policisë, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga bosi, i cili prej 24 vitesh është në arrati./tch/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...