Shkruan: Shkurte Berisha
Autizmi është si qielli para shiut e pas shiut si ylberi me ngjyrat e bukura, si pranvera me gjelëbërim e me lule, si vera e nxehtë e dielli, si vjeshta me shumë ngjyra e lloje lloje ndryshime, si dimri i ftohtë e me acarë, autizmi është gjendje e situatë e cila ndryshon e reflekton në mënyra të ndryshme e secila me veçantinë në formën që asnjëra tjetrës nuk i përngjanë.
Te autizmi ke mundësi të shikosh karakteristikat, sjelljet që nuk shkruhen as nuk mund te gjinden në literaturën shkencore.
Po këto karakteristika, këto sjellje janë aq të ndryshme, sa mendon që asnjëherë në jetë nuk i ke takuar të asnjë individ tjetër me Autizëm!
Autizmi është botë e veçant 137,botë që nuk mund të imagjinohet nga ne personat që nuk i takojmë spektrit të autizmit sepse nuk ka imagjinatë as mendje që mund të depertojë te secili neuron,se si vepron shume shpesh na ndodh e nuk mundem me kuptu.
Jemi plotësisht të habitur kur e shohim një sjelle interesante apo një karakteristikë interesante te një person ose fëmijë me Autizëm.
Misteri i Autizmit është botë që nuk mund të tejkalohen kufinjt e imagjinatës njerëzore!
Shumë shpesh me ndodhë të dëgjojë nga persona qe merren me diagnostifikim, ose punë me fëmijë me autizëm dhe kur shohin diçka që nuk kanë mundësi me imagjinu një sjellje apo karakteristik p,sh një veprim tek një fëmijë i cili nuk ka komunikim verbal, nuk ka asnjë kërkesë verbale, por është në gjendje të krijon fjalë e besa edhe fjali me shkronja.
Një fëmijë i cili ka kërkesa verbale ka edhe komunikim por nuk ka komunikim funksional me rrethin familjar me moshatarët e tij por është në gjendje të shkruan të lexon fjali besa edhe fjalë!
Si ndodhë, pse ndodhë?!
Janë pikëpyetje të mëdha!
Pastaj dëgjon ky/kjo nuk ka autizëm, një person me autizëm nuk mundet me bë kështu apo ashtu..
Ehh po qe autizmi është veçanti e të gjitha këto e disa të tjera mundesh ti takosh e ti shohësh të fëmijët apo personat me autizëm!
AUTIZMI është Unik!
Edhe personat qe punojnë me fëmijë me autizëm duhet te jen Unik!
*Autorja e këtij shkrimi është Pedagoge Speciale në Qendrën Për Fëmijë Me Vështirësi Në Mësim Dhe Adaptim Social “REA”.
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...