Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni t’ju thonë se sistemi juaj imunitar i trupit ka rënë? Çfarë nënkuptojmë me këtë shprehje? Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar.
Në organizmin tonë sistemi imunitar vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë atë.
Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar:
– Sistemi imunitar forcohet, nëse lejon organizmin të pushojë sa duhet, forcohet nëse nuk pi ose ul ndjeshëm pirjen e duhanit dhe alkoolit.
– Veprimtaria fizike ndikon në forcimin e tij, por më mirë nëse nuk është një veprimtari fizike e ngjeshur, transmeton Telegrafi.
– Mënyra e duhur e të ngrënit. Të bësh një jetë të rregullt duke krijuar një rutinë në veprimtaritë që kryen, ndihmon uljen e stresit që është një prej shkaqeve kryesore jopatologjike, të funksionimit të keq të sistemit imunitar.
– Shumë mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por nuk është kështu, duke qenë se trupi ynë është vetëm një prej tri elementeve të një sistemi mjaft kompleks, ku përfshihet edhe mendja, edhe emocionet. Prandaj shmangni emocionet negative: ankth, stres, frikë, kështu do ta ndihmosh të forcohet.
– Disa substanca të caktuara na ndihmojnë të forcojmë sistemin tonë imunitar. E tillë është vitamina C, e cila duhet të jetë e përditshme në organizëm. Betakaroteni që gjendet në frutat me ngjyrë të kuqe ose portokalli, kontribuon rritjen e qelizave që janë në gjendje të reagojnë ndaj infeksioneve dhe t’i luftojnë ato.
Këto që përmendëm më lart janë disa nga këshillat që kanë përcjellë ekspertët, që ne të ndihemi më mirë dhe sistemi imunitar i trupit tonë të jetë më i fortë. /Telegrafi/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...