Gianluigi Donnarumma ka thyer heshtjen pas asaj që i ndodhi mbrëmjen e kaluar.
18-vjeçari shpërtheu në lot pas protestave të tifozëve të AC Milanit me pankarta dhe brohoritje në ndeshjen e fituar mbrëmjen e kaluar në kuadër të Kupës së Italisë kundër Hellas Veronas në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një natë e keqe që nuk e prisja”, ka shkruar Donnarumma në llogarinë e tij në Instagram.
“Unë nuk e kam thënë kurrë, as nuk e kam shkruar, që isha në fund të dhunës morale kur nënshkrova kontratën. Pavarësisht gjithë kësaj, unë shikova përtej duke pasur mendjen në ndeshjen e ardhshme.. Forca Milan!”
Ka pasur raporte që agjenti i Donnarumas, Mino Raiola, i ka dërguar një letër avokatëve të Milanit në përpjekje për të anuluar kontratën e nënshkruar gjatë verës duke sugjeruar se ai është nën presion psikologjik dhe në “dhunë morale” nga klubi.
Kjo ishte reflektuar me një pankartë nga tifozët e Milanit para ndeshjes që shkruante:
“Dhunë morale, 6 milionë euro në vit dhe nënshkrimi me vëllain parazit? Tani largohu, durimi jonë ka përfunduar”
https://www.instagram.com/p/BcscfQHnrUE/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...