Turqia shpëton dhjetëra emigrantë në brigjet e Egjeut

20:06 | 14 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 51 persona rrezikonin që të humbisnin jetën në detin Egje, jo shumë larg qytetit bregdetar të Dikilit.

Rojet bregdetare turke, përmes një deklarate kanë theksuar se emigrantët po udhëtonin me një varkë gome dhe kanë filluar të përmbysen pranë një zone shkëmbore, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe helikopterë.

51 emigrantët e shpërtuar, përfshirë 15 fëmijë, janë dëruar në portin e Dikili dhe kanë marrë trajtimin e duhur.

Në mesin e të shpëtuarve kishte emigrantë nga Siria, Afganistani, Angola dhe Somalia, ka raportuar “Anadolu”.

Më shumë se 1 milion njerëz,  kanë kaluar në Greqi gjatë vitit 2015, vit i cili shënoi krizën më të madhe të migracionit që nga Lufta e Dytë Botërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme