Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “Kosova është Jerusalemi i Serbisë”.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka porositur Daçiqin se “Koha është që, secili komb në Evropë e Ballkan, Jerusalemin e vet duhet ta kërkojë aty ku e banojnë me njerëzit e tyre. Kosova denbabaden ka qenë e ka mbetur Jerusalem i shqiptarëve dhe bota demokratike e ka konfirmuar e njohur këtë fakt që askush më nuk mund ta kontestojë, e të mos flasim se këtë mund ta kontestojnë çapaçulët te gjenocidit serb!”
Postimi i plotë :
“JERUSALEMËT KËRKONI ATY KU E POPULLONI, SE SHUMËKUSH KA JERUSALEMË TË HUMBUR!
Daçiqi ua paska thënë izraelitëve se Kosova është Jerusalemi i Daçiqit (i Serbisë)! Kjo thënie e Daçiqit, si Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë, ndoshta edhe nuk është për t’u habitur shumë.
Pse?
Sepse Daçiqi ka qenë pjesë aktive e regjimit serb të Millosheviqit. Ai regjim ka bërë gjenocid në tri vende të ish-Jugosllavisë, në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci e pastaj edhe në Kosovë. Ky farë ministri goxha shkurtabiq, as edhe një herë në jetën e tij nuk është distancuar nga politikat e gjenocidit të shefit të tij politik. Është për të ardhur keq që as GJND-ja, nuk e dënoi Serbinë për gjenocidin e ushtruar tmerrësisht në Bosnjë. Ky fakt, ka kohë që është duke i trimëruar pjesëmarrësit e atij gjenocidi që sot ndodhen në udhëheqjen e Serbisë “demokratike”!
Sikur ky njeri, dje Presidenti i tij, së pari, po të ishin shkëputur nga politikat e Millosheviqit, së dyti, ta kishin bërë kërkimfaljen për gjenocidin e kryer në vendet e përmendura dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, nuk do ta kisha as një arsye t’ua përkujtoja të kaluarën kriminale. Por këta njerëz, sipas të gjitha deklaratave që i thonë që sa vite për Kosovën, pengesat që përpiqen t’ia bëjnë kësaj, konfirmojnë në mënyrë të pakontestueshme, se janë të ulur këmbëkryq në politikat e gjenocidit millosheviqian.
Këta njerëz duhet ta dinë se secili komb e sidomos shqiptarët i kanë Jerusalemët e tyre, që padrejtësisht kanë mbetur jashtë territorit shqiptar. Po ua përkujtoj, këtyre “demokratëve”, që për shpirt i kanë politikat e gjenocidit, se shqiptarët Jerusalemin e tyre e kanë në Shqipërinë e Toplicës, prej nga shovinistet serbë në vitet 1876/78 i kanë shpërngulur me dhun mbi 500 vendbanime shqiptare. Ai ishte edhe holokausti i parë serb mbi shqiptarët autoktonë, ndonëse jo edhe i fundit. Për të cilën gjë Kongresi i Berlinit i vitit 1878 i ka obliguar që t’i dëmshpërblejë. Një obligim të tillë pushteti serb nuk e ka përfillur kurrë. Nëse është e vërtetë, se krimi nuk vjetrohet, Serbia e sotme duhet t’ua kthejë, respektivisht t’ua dëmshpërblejë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë sot. Daçiqi e Vuçiqi duhet ta dinë se edhe Pazari i Ri (Novi-Pazari), Tutini e deri të Molla e kuqe (Nishi) janë Jerusalem i shqiptarëve. Madje edhe kryeqyteti i sotëm serb, Beogradi, dikur ishte një Jerusalem i hungarezëve. Qyteti i sotëm serb i Prilepit ishte Jerusalem i bullgarëve etj.
Koha është që, secili komb në Evropë e Ballkan, Jerusalemin e vet duhet ta kërkojë aty ku e banojnë me njerëzit e tyre. Kosova denbabaden ka qenë e ka mbetur Jerusalem i shqiptarëve dhe bota demokratike e ka konfirmuar e njohur këtë fakt që askush më nuk mund ta kontestojë, e të mos flasim se këtë mund ta kontestojnë çapaçulët te gjenocidit serb!
Është gjë e mirë që secili komb i Ballkanit ta ruajë atë që e ka nën kontrollin e vet!” (sic.).
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...