Nesër në fillim të seancës parlamentare do të konstatohen dorëheqjet e dy deputetëve të shumicës, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski.
Kovaçevski deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s. Në vendet e tyre do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski.
Kovaçevski gjatë një deklarate për media paralajmëroi edhe ndryshime tjera të kuadrove në pozitat udhëheqëse të qeverisë.
Por Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski thotë se ende asgjë e re nuk ka ndodhur në plotësimin e vendeve vakante në formacionin qeveritare. Ai thotë se bisedimet vazhdojnë dhe se së shpejti do të kemi një bilanc të qartë, transmeton Alsat-M.
“Për këtë do të duhet të bisedoni me kryeministrin sepse ai është kompetent për propozim të ndryshimeve në strukturën qeveritare. Ende po bisedohet me partnerët e koalicionit. Për çfarë do ndryshimi do të ju informojnë nga Qeveria”, deklaroi Oliver Spaskovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Përkundër faktit që dy deputet janë në dorëheqje, Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në emisionin Rruga Drejt, tha se këto dorëheqje nuk e rrezikojnë shumicën dhe se puna e Parlamentit do të vazhdojë.
“Dy deputetë janë në dorëheqje por unë mendoj që nuk është e rrezikuar shumica parlamentare, për faktin që në procedurë është e rregulluar që para se të fillohet me seancën e parë e kemi patjetër të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve të radhës që vijnë dhe për atë arsye pohoj dhe vërtetoj që nuk rrezikohet shumica parlamentare. Ky verifikim do të ndodh nesër”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Kryeministri Zoran Zaev dje bëri të qartë se pas zgjedhjes së dy deputetëve të rinj, do të bëhet edhe plotësimi i vendeve të zbrazëta në ministritë që kanë mbetur pa udhëheqës, duke e shtuar këtu edhe Ministrinë pa Resorë nga ku është tërhequr Samka Ibrahimovska për t’u ulur në karrigen e deputetit Vasko Kovaçevski.
“Sapo ta vendosim, edhe për ministrin e shëndetësisë, edhe për ministrin pa resorë për investime të huaja, menjëherë do iu njoftojmë. Më janë zbrazur ulëset e deputetëve të cilat duhet të plotësohen nga KSHZ. E dini që KSHZ është në dorëheqje por duhet të vazhdojë të punojë përderisa Kuvendi nuk I konstaton dorëheqjet e tyre. Të gjitha këto punë duhet të kompletohen që të mundemi që në mënyrë ligjore ti zbatojmë procedurat duke përfshirë këtu edhe kompletimin e qeverisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Ministri i Shëndetësisë, Ministri pa Resorë për Investime të huaja, zv/Ministri i Arsimit, Ministri pa Resorë për Romët dhe pozita të tjera, do të jenë temë debati në takimin që pritet të mbahet mes partnerëve të koalicionit, pas kthimit të kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga SHBA./alsat m
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...