Google ADS

Gruaja nga Shkupi sulmohet nga katër qen endacakë

18:18 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Banore e Ilindenit dje ka denoncuar se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 derisa ka qenë duke lëvizur nëpër rrugën 19 në lagje, është sulmuar nga ana e katër qenve endacakë, me ç’rast një nga qentë e ka kafshuar në pjesën e kurrizit.

Siç kumtoi MPB-ja, Xh.B. (38) pasi që është rrëzuar në asfalt, qentë e tjerë e kanë tërhequr për rroba, pas së cilës kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë dhe e kanë përzënë qenin.

E dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën urgjente – Klinika infektive ku i është konstatuar lëndim trupor dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak./tetova sot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme