Google ADS

Nga sot, Kosova komunikon direkt me EUROPOL-in

17:52 | 14 Dhjetor 2017
arbresh.info

Nga sot Kosova komunikon direkt me EUROPOL-in, pa ndërmjetësimin e EULEX-it, dhe nga sot çdo marrëveshje bashkëpunimi mund të nënshkruhet ndërmjet EUROPOL-it dhe Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ministri i Punëve të Brendshme,  Flamur Sefaj, priti në takim delegacionin e nivelit të lartë të BE-së, i udhëhequr nga  PedroSerrano, zëvendës sekretar i përgjithshëmpër politikat e përbashkëta të sigurisë, dhe mbrojtjes dhe reagimit ndaj krizave.

Në takim ishin prezent, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ShpendMaxhuni.

“Drejtori i përgjithshëm për siguri në BE, OlivierOnidi në këtë takim njoftoi zyrtarisht ministrin Sefaj, se në mbledhjen e djeshme të bordit menaxhues të EUROPOL-it të mbajtur dje është vendosur që Kosova te jete ne listën prioritare nga shtetet anëtare te EUROPOL-it me te cilën EUROPOL do te lidh Marrëveshje Pune,” thuhet në komunikatën për medie të MPB-së.

Vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të EUROPOL-it thuhet se ka ardhur edhe si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit.

Në komunikatë, bëhet e ditur se  në këtë takim u diskutua edhe për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ministri Sefaj shprehi përkushtimin e tij për të luftuar në çdo formë të mundshme terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si dhe çdo lloj kërcënimi për sigurinë shtetërore, krimeve të të gjitha llojeve e posaçërisht atyre trans-kufitare,” thuhet në komunikatë.

Gjithashtu u prezantuan nga ana e Policisë së Kosovës, të arriturat e tyre në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Anëtarësimi i institucioneve të sigurisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar ka qenë prioritet i ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, që nga dita e parë e marrjes së detyrës së ministrit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme