Belgjika e përfundon çështjen e ekstradimit kundër ish-presidentit katalunas

16:41 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Belgjika e përfundon çështjen e ekstradimit kundër ish-presidentit katalunas

Një gjykatë në Belgjikë e ka përfunduar çështjen e ekstradimit kundër ish-presidentit katalunas Carles Puigdemont, shkruan arbresh.info.

Puigdemont dhe katër nga ish kabineti I tij janë larguar për në Belgjikë gjatë tetorit për t’u shmangur akuzave për rebelim për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonisë.

Gjykata supreme e Spanjës e ka tërhequr akuzën ndërkombëtare  për liderin katalunas.

Lajmin për media e ka bërë avokati belg i ish-presidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme