Google ADS

Hajdutët futen në shtëpinë e Unai Emery, vjedhin kontrata dhegjësende në vlerë prej 20 mijë eurove

16:54 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Për trajnerin spanjoll Unai Emery, sot ka qenë një ditë fatkeqe.

Atij sot në mëngjes persona të panjohur i kanë grabitur  shumë gjëra në shtëpinë e tij, transmeton arbresh.info

Trajneri  gjindej në  Strasburg ndërsa në shtëpi ndodhej gruaja e tij e cila kishte njoftuar policinë.

Sipas revistës ‘Le Point’ në shtëpinë e Emery janë vjedhur gjësende në vlerë prej 20 mijë eurove, duke përfshirë një orë Rolex prej rreth shtatëmijë euro dhe dy çanta të markës, “Chanel”.

Mësohet poashtu se grabitësit kanë marrë edhe dokumente që përmbajnë pagën e trajnerit, bonuset dhe projektet e transferimit.

Deri më tani policia franceze nuk ka arritur të kap asnjë person të dyshuar, ata po vazhdojnë të kërkojnë  autorët e kësaj grabitjeje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme