Pas vetëm një jave pas sulmit, kompania italiane Hacking Team deklaroi se dyshon që prapa sulmit gjendet një kompani të nivelit qeveritar.
“Duke pasur parasysh kompleksitetin e saj, mendoj që sulmuesit i përkasin një niveli qeveritar ose dikush që ka fonde të mëdha në dispozicion”, ka thënë drejtori ekzekutiv i grupit ‘Hacking Team’, David Vincenzetti pa përmendur ndonjë emër, transmeton arbresh.info.
Hacking Team është duke këshilluar të gjitha klientët të ndalojnë së përdoruri softuerin e kompanisë derisa ai të përditësohet. “Hetuesit e kompanisë Hacking Team kanë zbuluar që kodi i dyshimtë është lëshuar për të çbllokuar qasjen e të gjithëve tek softueri. Terroristët, mashtruesit dhe të tjerët mund të çbllokojnë këtë teknologji në rast se ata kanë pajisje teknike për ta bërë këtë”, ka thënë kompania.
Nëse nuk keni njohuri, kompania italiane krijon mjete për mbikëqyrjen e shumë qeverive në mbarë botën./arbresh.info
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...