Lionel Messi, shpreson se një ditë futbolli do t’ia kthejë atij “borxhin”, Kupën e Botës të cilën e humbi në vitin 2014 ndaj Gjermanisë.
30 vjeçari ka pranuar se ende ndjen dhimbje për humbjen në Rio De Janeiro dhe ai ka bërë shaka duke u pajtuar me trajnerin Jorge Sampaoli se futbolli i ka borxh atij.
“Unë shpresoj se futbolli do të ma paguaj borxhin”.
“Kam dëgjuar çka ka thënë Sampaoli. Në fakt, ai ma ka thënë edhe vet”.
“Nuk mendoj se dhimbja e Botërorit të vitit 2014 do të shërohet ndonjëherë, por mendoj se thjesht duhet të pajtohem me atë që ndodhi”.
“Kupa e Botës përbën kujtime të mira, por edhe ndonjëherë shumë të vështira”, u shpreh Messi për FIFA.com.
Superylli argjentinas do ta kërkojë triumfin në atë që besohet se do të jetë Botërori i fundit për të në Rusia 2018.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...