Google ADS

Rama: Nuk kam kërkuar ndihma për përmbytjet

15:04 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me demokratët në sallën e Kuvendit lidhur me ndihmat e përmbytjeve të fillimdhjetorit. Ai tha se nuk ka kërkuar ndihma nga askush, duke thënë se janë ata përgjegjës për ndërtimet pa leje.

“E ule shumë nivelin, e përmbyte komplet rrjedhën e logjikës dhe fole këtu sikur sapo zbritët së bashku nga një anije kozmike e mbërritur nga hëna. A thua nuk ishit ju këtu kur ndërtonin në mes të lumit, kur e propagandonit si mrekullia e tetë e botës. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje komplet.

Ju e keni bërë këtë, ju ua dhatë njerëzve drejtimin për andej ku kurrë nuk kishin shkuar shqiptarët. Vini flisni këtu për ndihmat. Por ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe gjithë orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Ju morët dhe çizmet. Po vçizmet pse i morët. Se groshët dihet ushqimi juaj i preferuar, pa pilafin nuk jetonit dot. Po çizmet çi deshët? Tani thoni çne këto ndihma?Nuk kemi kërkuar ndihma, po kemi falenderuar çdo kënd që është ofruar të na ndihmojë.

Kam thënë s’do ketë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri, sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme Nënshkodrën në një rast kur po të kishte pasur një menaxhim tjetër sipas gjithë rregullave, s’do ishte nevoja të derdhej gjithë uji i marrëzisë. Sa për investimet, po të mos ishin bërë ne do të kishim patur një situatë tragjike. Ato investime kanë krijuar kushtet për të qënë shumë më të mbrojtur dhe pse jam shumë dakord që do të vazhdojnë. Kurse ju nga përmbytja e Shkodrës nxorët by pass e Bunës, që tani janë ngritur të gjithë shkodranët dhe kërkojnë të ndryshojnë projektin”, tha Rama.

Ndërkaq, kryeministri Rama bëri të ditur se kanë nisur hetimet për përmbytjen e autostradës duke thënë se përgjegjësit që kanë dhënë leje për ndërtim mbi kolektor do të çohen për ndjekje penale.

“Ka filluar hetim. Nga të dhënat e para hetimore atje është e vërtetë, në atë zonë është ndërtuar mbi kolektor, dhe për dijeninë tuaj lejet e ndërtimit mbi kolektor i kanë dhënë ata që i kanë dhënë gjithmonë, ju. Hetimi do të sjellë si përfundim dhe çuarjen për ndjekje penale të atyre që kanë përgejgjësi për atë dëm të shkaktuar. Përmbytja te Ctypark nuk është dëm i shkaktuar nga furia e tërbimit të natyrës, por nga njeriu. E dyta, patjetër që do të ndërhyjmë për ta rivendosur në vend infrastrukturnë në atë zonë. Nuk janë hapur rezervuaret”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme