Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb bredhës në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani”, respektivisht në “Hotel Sirius”, raporton Indeksonline.
Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, dyshohet se predha e armës ka ardhur nga jashtë objektit dhe e ka goditur viktimën e cila ishte në korridor duke e pritur vajzën e saj që ishte në një seminar.
Plumbi bredhës sipas informacioneve që ka policia e që i ka siguruar Indeksonline, e ka goditur viktimën në veshin e djathtë por pa i shkaktuar lëndime të mëdha.
Viktima ka refuzuar madje edhe ndihmën mjekësore ndërsa hetuesit policor po punojnë për të zbuluar se nga saktësisht ka mundur të vije plumbi i armës së shkurtër./Indeksonline/
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...