Google ADS

Agim Aliu dorëhiqet nga posti i deputetit, Muharrem Nitaj e zëvendëson

13:52 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Agim Aliu, i cili është zgjedhur kryetar i komunës së Ferizajit është dorëhequr nga posti i tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Koalicionit PAN.

Në këtë pozitë ai do të zëvendësohet nga kandidati i radhës, Muharrem Nitaj, që vjen nga radhët e AAK-së, si pjesë e Koalicionit PAN. Kjo gjë është bërë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nitaj, në zgjedhjet e 11 qershorit kishte marrë 8 mijë e 982 vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme