Google ADS

Ndërtimi i Kosovës së Re mund të filloj në vitin 2016

10:55 | 13 Korrik 2015
Arbresh.info

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci , tha në një intervistë për KosovaPress se deri në fund të këtij muaji pritet që t’i përfundojnë të gjitha procedurat me kompaninë amerikane që ka shprehur interesimin për ta zhvilluar projektin për Termocentralin Kosova e Re, rreth modelit financiar, qëndrueshmërisë me energji elektrike dhe çmimin që do ta paguajnë qytetarët.

Pas kësaj procedure, Stavileci thotë se do të hyjnë në fazën tjetër ku do ta shpallet ofertuesi i preferuar sipas procedurave dhe në momentin e arritjes së marrëveshjes do të nis faza tjetër, ajo e ndërtimit.

“Procesi i ndërtimit të Termocentralit të Kosovës së Re është në një fazë të avancuar. Ne jemi duke diskutuar me kompaninë ofertuese, pra investitorin amerikan i cili ka shfaqur interesim për ta zhvilluar projektin, për ta financuar projektin dhe në momentin që ne arrijmë marrëveshjen, pastaj kalojmë në fazën e dytë të ndërtimit dhe të operimit të këtij termocentrali. Presim, pra që gjatë këtij muaji pas analizimit të detajeve të fundit financiare ta kemi një përfundim të këtij procesi dhe nëse gjithçka shkon në rregull ne investitorit amerikan do të mund t’ia jepnim statusin e ofertuesit të preferuar ashtu siç parashihet me terma të referencës së këtij projekti dhe të kalojmë në fazën tjetër”, tha Stavileci.

Stavileci thotë se nëse bisedimet shkojnë sipas planit, pretendojnë që ndërtimi i Kosovës së Re të nisë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, sipas tij askush nuk mund ta di me saktësi se kur do të nisë, po ajo që ata po bëjnë tash është që ta përmbyllin fazën e parë për të vazhduar me fazën e ndërtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme