Një i pastrehë ka vjedhur 300 mijë euro nga një dhomë pa çelës në aeroportin e Sharl de Gol të Parisit, raporton CNN.
Paratë u morën nga një zyre që i takonte kompanisë që merrej me paratë e gatshme Loomis, në Terminalin 2F të aeroportit, sipas zëdhënësit, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se kamerat e sigurisë tregojnë njeriun, i cili besohet të jetë rreth 50 vjeç, duke kërkuar në koshin e mbeturinave pranë zyrës së Loomis. Njeriu pastaj mbështetet te dera e zyrës dhe duket i habitur çfarë gjen kur e hap.
Zëdhënësi tha se njeriu ishte njohur nga policia të cilët e kanë parë rregullisht duke fjetur afër aeroportit.
Një hetim është hapur, por aktualisht nuk ka gjurmë të hajdutit./Arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për ska...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...