Google ADS

Gjyqtarit kosovar i konfiskohen pasuri mbi 1 milion euro

10:40 | 14 Dhjetor 2017
L G

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim si dhe konfiskimin e pasurisë në vlerë mbi 1 milion euro ndaj gjyqtarit Kol Puka.

Sipas njoftimit, Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur sipas ankesave në rastin e të akuzuarit K.P.  Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 28.06.2017, në pjesën më të madhe të tij është vërtetuar,raporton arbresh.info.

“Kështu, për veprat penale: “ Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore”, nga neni 432 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar,” nga neni 422 i këtij kodi, si dhe veprën penale “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit”, i akuzuari është dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000(tremijë)euro gjobë”, thuhet në njoftim.

Atij  i janë konfiskuar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë banesë në Klinë, shtëpi në ulqin, Audi 6.

“Nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë  e përfituara nga  kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro ( 1.000.000.00 ) dhe atë, një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria  (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308m2, , patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171m2, ,  një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shtija e dy lokaleve afariste”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu gjyqtarit Puka i është ndaluar ushtrimit i  funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme