Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka mohuar fajësinë për nxitje në vepra terroriste.
Në shqyrtimin fillestar të së enjtes në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ai ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për asnjërën pikë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
“Nuk e pranoj sepse nuk kam ba kurgjo”, ka deklaruar Krasniqi.
Mbrojtësi i Krasniqit, avokati Sevdali Zejnullahu, ka thënë se provat e prokurorisë janë të pa mbështetura, me ç’rast ka kërkuar hedhjen e aktakuzës ndaj klientit të tij.
“Pas pranimit të shkresave të lëndës nga ana e PSRK-së, dhe analizimit të tyre si mbrojtje nuk kemi gjetur ndonjë provë e cila do ta mbështeste pikat e kësaj aktakuza, kemi vërejt se një pjesë e madhe e këtyre provave janë thellësisht të pambeshtëtëshme për të gjitha pikat e aktakuzës. Sa i përket pikës së parë ta aktakuzës, nga përshkrimi përmendet në mënyrë gjenerale dhe pa u përmendur saktë se cilat veprime kanë shtyrë personat që të kryejnë akte terroriste dhe nuk është specifiku çfarë vepra terroriste”, ka deklaruar avokati Zejnullahu.
Sipas tij, edhe për pikën e dytë për veprën penale e nxitjes së urrejtjes, ai e ka konsideruar se gjithashtu nuk mbështetet në prova.
“Kurse, në pikën e tretë të aktakuzës nga shkresat e lëndës kemi gjet se për ndërmarrjen tregtare ‘Portat’, është kryer nga Administrata Tatimore e Kosovës, është kryer një raport e karakterit administrativ, por për çështjet për të cilat nuk kam përgjigje Prokuroria Speciale e ka futur në inkriminimin penal, duket se ka pasur shmangie të tatimit. Me të drejtë konsideroj se edhe obligimet tatimore nëse kanë ekzistu e për të cilat janë mundësitë ligjore që të përmbushen në aspektin administrativ, me pa të drejtë i është dhënë një ngjyrë kinse është përmbushë figura e veprës penale shmangie nga tatimi”, ka shtuar ai.
Prokurori i shtetit, Elez Blakaj, ka deklaruar se aktakuza ndaj Shefqet Krasniqit, është e mbështetur në prova.
Ai ka thënë se prokuroria ka prova materiale dhe audio vizuale, të cilat sipas tij, ka mundësi t’i analizojë gjykata dhe përmes tyre të shihet kontributi i të pandehurit në kryerjen e këtyre veprave penale me të cilat ngarkohet.
“Sa i përket veprës së tretë lidhur më një çështje administrative se kinse ka qenë vetëm një raport administrativ, ne përgjigjemi se nuk qëndron, pala ka pasur afatin e caktuar të përgjigjet, nuk është përgjigjur. Për të qenë më të saktë kemi kërku edhe një ekspertizë financiare dhe është arritur figura e veprës penale të shmangies nga tatimi”, ka deklaruar prokurori Blakaj.
Ai i ka propozuar gjykatës që kundërshtimet e mbrojtjes t’i hedh poshtë, sepse sipas tij, ka prova të mbështetëshme.
Seanca e radhës do të caktohet pasi të vendoset lidhur me kundërshtimet e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Shefqet Krasniqi, akuzohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.
Aktakuza përshkruan se veprën e shtytjen në kryerjen e veprave terroriste, Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014, ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor