Google ADS

Politikani vret veten pas akuzave për ngacmim seksual

09:23 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një politikan republikan, me nofkën “Papa” i cili po përballej me ngacmim seksual ndaj vajzës së mikut të tij ka bërë vetëvrasje në urën e Kentakit.

Babai i pesë fëmijëve, pastori Dan Johnson shkroi një postim me 200 fjalë në Facebook para se t’ia merrte vetes jetën, transmeton portali arbresh.info

Sipas policisë ai vdiq nga një e shtënë e vetme.

Autoritetet gjetën trupin e Johnsonit, pasi lokalizimit të telefonit të tij, për shkak të shkrimit të tij në Facebook.

Në shkrimin e tij pastori mohon akuzat, dhe thotë se vetëm Zoti e di të vërtetën.

Policia kishte nisur hetimet pas akuzës së bërë nga Maranda Richmond, por nuk kishte ngritur aktakuzë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme