Kapet me 60 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

08:47 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane i kapur me kokainë, teksa lëvizte me veturë.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ka qenë duke lëvizur në autostradën e provincës së Potenza në Itali, me “ngarkesën” me vete.Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari jetonte në Shqipëri dhe se në Itali ndodhej përkohësisht.

Gjatë kontrollit të policisë u gjet 1 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe që me vlerë tregu shkon rreth 60 mijë euro.Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë, ndërkohë që vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme