Google ADS

Mbahet takimi i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë

07:15 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të Këshilli i XV Ministror të Komunitetit të Energjisë, që do të mbahet sot në Prishtinë.

Takimi i Këshillit do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Christofer Jones, përfaqësues i Komisionin Evropian. Ndërsa në hapja e takimit do të bëhet nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë, mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë Palëve Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme