Gruaja që u sulmua me acid bëhet nënë për herë të parë

01:59 | 14 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Lalita Ben Bansi, viktimë e sulmeve me acid në Indi, është bërë nënë për herë të parë.

Kohë më parë, ajo pati deklaruar se pas sulmit me acid dhe pas 17 operacioneve, nuk kishte besuar kurrë se do të gjente dashurinë e jetës së saj, shkruan portali arbresh.info

Ajo e gjeti burrin e saj të ardhshëm, Ravi Shankar, falë një numri të gabuar.

26-vjeçarja, e cila u sulmua me acid në vitin 2012, tha po se po ndjehet e mrekulluar.

Pas një dasme të madhe, kur morrën pjesë shumë emra të njohur nga estrada e Indise, ajo tashmë ndjehet e mrekulluar me ardhjen e fëmijës së saj në jetë.

Në Indi, vlerësohet se gjatë një viti kryen rreth 1000 sulme acid. Besohet se numri është shumë më i madh, por shumica e sulmeve nuk raportohen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme