Shumë herë përmendet numri shtatë nëpër histori – në besime fetare, kultura dhe qytetërime të lashta. Numri shtatë më shpesh është i lidhur me fatin e mirë. Besohet se rëndësia e shtatës nisi në kohët e lashta.
Gjatë asaj kohe, përpara shpikjes së teleskopit, vetëm shtatë planete ishin të dukshëm në qiell – dielli, hëna, mërkuri, venusi, marsi, saturni dhe jupiteri. Kjo mund të shpjegojë përse të lashtët adoptuan shtatë zota dhe perëndesha.
Grekët e lashtë mendonin se numri shtatë ishte tejet fatsjellës. Pitagorianët e konsideronin shtatën si numër të përsosur. Kishte shtatë perëndi romake dhe greke. Hinduizmi njeh shtatë chakra (qendra energjie në trupin e njeriut) kryesore. Arabët ndërtuan shtatë tempuj të shenjtë. Në traditën japoneze, janë shtatë zota fatsjellës. Ekziston gjithashtu një besim se kanë ekzistuar shtatë Buda në lashtësi.
Ky numër përmendet shpesh edhe në Bibël (Testamenti i Vjetër). Për shembull, Zoti e krijoi botën në gjashtë ditë dhe dita e shtatë ishte ajo e pushimit; Tempulli i Mbretit Solomon kërkoi shtatë vjet për t’u ndërtuar; në Torahun e hebrenjve, cdo vit i shtatë konsiderohet i shenjtë; izraelitët, gjatë betejës së Xherikos, marshuan përreth mureve të qytetit shtatë herë për të siguruar fitoren, dhe muret e tij do të shembeshin; dhe në traditën e hebrenjve, për të vdekurit vajtohet shtatë ditë. Sa i përket Biblës së krishterë (Testamenti i Ri), shembujt e numrit shtatë i gjen me bollëk: shtatë vulat tek Zbulesa; shtatë sakramentet; shtatë yje; shtatë mëkatet; shtatë fatkeqësitë; dhe shtatë virtytet qiellore.
Edhe për bastexhinjtë, numri shtatë është me fat. Tre shtata të japin një “blackjack”, një shpërblim të madh në slot machine etj. Anët e kundërta të zarit, po t’i mbledhësh bëjnë shtatë. Në 7 korrik 2007, kazinotë ishin të tejmbushura, teksa njerëz shpresëplotë u përpoqën që të fitonin në këtë ditë fatlume, 07/07/07.
Numri 7 ka qenë dhe është universal. Ja disa shembuj të tjerë: shtatë mrekullitë e botës, shtatë detet, shtatë kontinentet, shtatë kodrat e Romës, shtatë notat në muzikë, shtatë ngjyrate ylberit, shtatë ditët e javës, shtatë pikat e nusepashkës (gjithmonë simbol fatsjellës), shtatë xhuxhat e Borëbardhës… Gjithashtu, besohet se fëmija i shtatë i fëmijës së shtatë do të ketë dhunti të mëdha fizike. Në pjesën më të madhe, numri shtatë lidhet me fatin e mirë. Megjithatë, në kulturën kineze, ai simbolizon vdekjen. Gjithashtu, thyerja e një pasqyre konsiderohet se sjell shtatë vite fat të keq. Kjo bestytni mund të ketë buruar prej romakëve, që besonin se njerëzit pësonin një rigjenerim fizik dhe spiritual cdo shtatë vite dhe se pasqyra ishte reflektim i shpirtit. Kështu që, kur thyhet një pasqyrë, shpirtit të njeriut i duhet të presë shtatë vite për t’u rigjeneruar./syri/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?