Deputeti Liburn Aliu ka thënë se Dardan Molliqaj ka bërë shantazh në momentin kur ka kushtëzuar kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Molliqaj është shantazhues kur thotë se unë largohem nëse Kurti kandidon. Ky ka qenë edhe momenti i thyerjes me të. Ka pasur tendencë që të krijohet një lloj grupi kundër kandidimit të Kurtit. Kjo nuk ka të bëjë Vetëvendosjen”, ka thënë Aliu.
Aliu tregon mënyrën e daljes nga kriza për Vetëvendosjen
Deputeti Liburn Aliu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se mënyra më e mirë për dalje nga kjo krizë është caktimi i mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe caktimi i datës së zgjedhjeve në këtë parti.
“Ne në Këshill mund të merremi vesh për konceptet dhe parimet se kush mund të kandidojë për kryetar dhe se për këtë post mund të kandidojë kushdo që dëshiron”./Koha.net/
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...