Deputeti Liburn Aliu në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se nuk ka ndarje formale të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka konfirmuar se janë dy palë në konflikt dhe me mospajtime që sipas tij, i paraqiti sonte në “Rubikon” kryetari Visar Ymeri.
“VV-ja po kalon në faza që nuk i kemi pas më herët. Sot e patëm një deklarim të kryetarit gjë që më shtyu të dal në këtë emision. Grupe formale nuk ka. Është krijuar një lloj përshtypje pak kohë para se të publikohet rasti i Dërgutit, ku doli se Molliqaj do të ndahet në rast se nuk plotësohen katër pika”, ka thënë Aliu.
“Njëra prej pikave ishte moskandidimi i Kurtit dhe u krijua një situatë që këtu qenka një grup, kjo edhe krijoi një situatë brenda VV-së që e ‘ngriu kokën’ me rastin e Dërgutit”, ka sqaruar deputeti i VV-së.
Aliu ka thënë se me katër pikat e ofruara nga Molliqaj, është parë që në VV ka mendime të ndryshme, por sipas tij, nuk ka grup.
“Ai tha: ‘Në rast se kandidohet Kurti unë do të dalë nga VV-ja’, nga kjo u pa që kemi të bëjmë me disa mendime. Nuk ka grupe, por ka tendencë që të krijohet një grup”, ka thënë Aliu.
“Pikat tjera nuk kanë qenë të papranueshme, janë pika normale, por e katërta ka qenë kushtëzimi që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të VV-së. Këtë qëndrim e ka forcuar [Molliqaj] në mbledhjen e mbajtur të hënën”, ka theksuar deputeti i VV-së./Koha.net/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin