Papa Françesku ka paralajmëruar se djalli është një forcë e keqe dhe që është shumë më inteligjente se të vdekshmit dhe që “do të luajnë me mendjen tuaj”.
Ai u ka bërë thirrje katolikëve që të mos e lënë djallin të sundojë kokat e tyre, shkruan “La Stampa”, transmeton portali arbresh.info
“Ai është i keq, nuk është si mjegull. Ai është një gjë e përhapur, ai është një person. Askush nuk duhet të flasë me djallin dhe sapo të fillosh të flasesh me të, je i humbur”, ka thënë ai.
“Ai gjithnjë pretendon të jetë i sjellshëm me ne. Madje pretendon të jetë i sjellshëm edhe me priftërinjtë dhe peshkopët”, shtoi ai.
Komentet e Atit të Shenjtë vijnë nëntë muaj pasi ai ka kërkuar nga priftërinjtë që të përdorin ekzorcizmin nëse dëgjojnë rrëfime demoniake.
Papa Françesku flet për djallin më shumë sesa paraardhësit e tij, ndërsa atë e përshkruan si “Satana”, “E liga”, “Joshësi” dhe “Dragoi i madh”./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban